Edhe mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta e fundit, MPJ: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës

Edhe mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta e fundit, MPJ: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës

10:35, 27/04/2024

Në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikujtuar se ende janë edhe mbi 1600 të zhdukur në Kosovë nga regjimi gjenocidal i Serbisë në luftën e fundit.

MPJ thekson se Kosova kërkon drejtësi për krimet e luftës nga Serbia.

“Në festën kombëtare të personave të zhdukur me forcë, kujtojmë mbi 1600 të zhdukurit ende në Kosovë për shkak të regjimit gjenocidal serb.

Kosova kërkon në mënyrë aktive drejtësi për krimet e luftës, megjithatë Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë edhe sot e kësaj dite”, thuhet në postim në X.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco