Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia do që t’i godasë vlerat e etabluara nga mbështetja amerikane

Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia do që t’i godasë vlerat e etabluara nga mbështetja amerikane

21:36, 08/05/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në Dallas mbi rrugëtimin e Kosovës dhe zhvillimet në vend në dritë të dinamikave sfiduese globale.

 
“Kosova është sot storie suksesi e mbështetjes së SHBA-ve, teksa Serbia me miqtë e saj po duan të godasin vlerat e etabluara nga mbështetja amerikane duke punuar kundrejt gjithçkaje që kanë bërë SHBA-të në rajonin tonë”, shkroi presidentja në Facebook.
 
Prandaj, shkruan tutje Osmani, angazhimi dhe mbështetja e vazhdueshme për garantimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, është garancë për siguri në tërë kontinentin evropian, por edhe në SHBA, po ashtu.
 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco