Shifra alarmante: 97 të vdekur në aksidente për 10 muaj

Shifra alarmante: 97 të vdekur në aksidente për 10 muaj

13:05, 30/12/2021

Aksidentet në komunikacion janë një prej shkaqeve më të mëdha të vdekjeve në vend. Nga të dhënat e dërguara nga Policia e Kosovës për Demokracia.com nga 86 aksidente me fatalitet pati gjithsej 97 persona të vdekur prej muajit janar deri në tetor të këtij viti.

Një numër më i ulët i vdekjeve nga aksidentet me fatalitet ishte ai i vitit paraprak ku gjithsej 72 persona gjetën vdekjen në aksidentet e komunikacionit.

Nga periudha janar deri në tetor gjithashtu pati edhe 6 mijë e 259 aksidente me lëndime ndërsa 12 mijë e 114 persona u lënduan.

E, gjatë kësaj periudhe aksidente me dëme materiale ishin 11 mijë e 172 raste, që përkundër vdekjeve këto ishin më të larta se në vitin e kaluar,  ku gjithsej u shënuan 7 mijë e 198 raste.

Nga të dhënat që Demokracia.com i ka nga Policia e Kosovës, tutje gjenden edhe të dhënat e tiketave të shqiptuara në trafik, për ndalimin e shoferëve për drejtim të automjeteve dhe të atyre që i kanë vendosur pikë negative.

Vetëm që nga janari deri në shtator të këtij viti janë shqiptuar gjithsej 313 mijë e 384 tiketa në trafik.

5 mijë e 556 shoferëve iu është ndaluar drejtimin e mjetit me veprim motorik dhe 13 mijë e 532 shoferëve iu vendosën pika negative.

‘’Janë shqiptuar gjithsej: 313384 Tiketa në trafik. 5556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik dhe 13532 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative’’, u tha në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco