Pazaret në heshtje, kërcënim për Përparim Ramën

Pazaret në heshtje, kërcënim për Përparim Ramën

12:18, 30/12/2021 Nga A.S

Nga Londra erdhi dhe e mori kryeqytetin e Kosovës. Përparim Rama më 14 nëntor fitoi besimin e qytetarëve prishtinas për të qenë udhëheqës. U tha se shumë punë e presin dhe u zotua se ai si një arkitekt i suksesshëm do t’i dal në krye problemeve, por ama diçka po ngec, shkruan Syri net Kosova.

Rama akoma nuk ka zgjedhur bashkëudhëtarët në rrugëtimin e vështirë për t’i gjetur fillin një lëmshi tashmë të stërlidhur siç është i joni kryeqytet. Komuna ende është e “ngrirë”, drejtoritë komunale presin prijësin për inicimin e shumë punëve. Procese të rëndësishme duan shtytje para.

Është hulumtuesi nga Iniciativa për Progres (INPO), Qëndrim Arifi ai që ka pohuar se vonesa e emërimit të drejtorëve komunal do të ndikoj direkt në performancën e qeverisjes dhe në implementimin e programit qeverisës.

“Mos emërimi i drejtorëve komunal është një shqetësim i madh dhe kjo duhet të ndodh sa më parë nga z. Rama. Rëndësia e emërimit të drejtorëve është e lidhur ngushtë edhe me qeverisjen efektive dhe vonesat në këtë drejtim kanë ndikim direkt edhe në performancën e qeverisjes dhe në implementimin programit qeverisës” është shprehur ai.

Ndërsa sipas Arifit kjo vonesë po ndodhë si pasojë e mosarritjes së pazareve politike për pozita.

“Arsyet e vonesave mund të jenë të ndryshme, mirëpo duke pasur parasysh atë se ende nuk është publikuar asnjë koalicion, është indicie e qartë që arsyet potencialisht janë të lidhura me koalicionet. Edhe kjo është një fatkeqësi në vete sepse qytetarët presin implementim të programit, ndërsa këtu kemi të bëjmë me mos pajtueshmëri lidhur me koalicionet qeverisëse apo thënë me pazare politike dhe pazare të pozitave. Shpresojmë dhe bëjmë thirrje që drejtorët të emërohen sa më parë në mënyrë që sa më parë të fillojnë punët sepse qytetarët dhe problemet e Prishtinës nuk kanë kohë të presin”, ka shtuar ai për Syri net Kosova.

E analisti politik, Shemsi Jashari këtë vonesë të Ramës po e lidh me karakteristikën e tij si një lider i butë dhe i varur nga të tjerë.

“Vonesa në emërimin e drejtorëve nga Kryetari i komunës së Prishtinës z.Përparim Rama, duket i pa arsyeshëm dhe mund të krijoj një vakum në menaxhim të drejtorive respektive pasi nuk ka një drejtues që do të merrte përgjegjësi për veprimet apo mosveprimet e stafit profesional. Për më tepër duket se në garë z.Rama ka hyrë pa një ide të qartë se me çfarë ekipi do të qeverisë dhe tani sfidohet nga partia e tij LDK, për të caktuar aktivist të partisë”

“Vonesa në emërimin e drejtorëve në start flet për një lidership të butë të z.Rama dhe të varur nga tjerët çka mund t’i sjellë shumë telash në të ardhmën pasi qeverisja në Prishtinë është mjaft komplekse dhe kërkon vendosmëri e lidership të fuqishëm”, ka përfunduar ai për Syri net Kosova.

Kujtojmë që Përparimi Rama erdhi në krye të Prishtinës vetëm pas një tentimi të dytë, i cili u organizua me zgjedhje në nëntor të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco