Maloku mohon për inicim disiplinor ndaj Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi pas publikimit të përgjimeve

Maloku mohon për inicim disiplinor ndaj Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi pas publikimit të përgjimeve

11:54, 30/12/2021

Skandali me përgjime ku përmendej emri i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi se po hetohet për korrupsion, seks dhe kokainë, e ku ka qenë e përfshirë edhe prokurorja e krimeve të rënda në Prishtinë, Shemsije Asllani, ku ndaj kësaj të fundit ishte iniciuar procedurë disiplinorë por e njëjta nuk kishte ndodhur edhe me Kryeprokurorin e Shtetit Aleksander Lumezin.

Në një konferencë për media Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku i pyetur në lidhje me atë se a ka nisur ndonjë procedurë disiplinorë ndaj Kryeprokurorit të Shtetit, ai mohoi  një gjë të tillë pasi që emëri i Lumezi sipas tij ishte lakuar nga akter të tjerë nuk e bënë të përfshirë direkt në këtë çështje atë.

“Jo nuk ka, por edhe ska mundur të ketë sepse aty përmendet edhe plotë emra të tjerë ne i kemi pa ata që kanë qenë të involvum në atë aferë apo në atë farë përgjimi edhe pse është përmend Kryeprokurori ai ska qenë pjesë e asaj çka thuhet. Ne nuk kemi pas asnjë arsye që të iniciojmë për shkak se ai është laku prej tjerë akterve por jo drejtpërsëdrejti kryeprokurori i shtetit”, tha Maloku.

Ndërkaq tutje ai shpjegoi se masat të cilat është dashtë të merren në atë kohë janë vonuar si shkak i problemeve që kanë pasur paneli hetimor me vazhdu hetimin.

“Ne menjëherë kemi marr masat e tona ka qenë autoriteti kompetent në rastin konkretët kryeprokurorja e asaj prokurorie që e ka ushtru të drejtën e vet ka bërë kërkesë për procedurë disiplinore dhe këshilli ka marr masa menjëherë, ka bërë panelin hetimor dhe ka vazhdu aktivitetin, kjo vonës që ka ndodh ka qenë objektive ka pasur probleme vetë subjekti hetimit prandaj ka ardhur deri te kjo shtyrje. Ne veç jemi në procedurë e sipër  dhe po shpresojmë që gjithçka ka me shku në rregull”, tha Maloku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco