Zjarrfikësi lëndohet duke fikur zjarrin në Klinë

Zjarrfikësi lëndohet duke fikur zjarrin në Klinë

09:16, 30/12/2021

Një zjarrfikës është lënduar gjatë intervenimit për fikjen e një zjarri në fshatin Shtupel të Komunës së Klinës.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës, ndërkaq dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike.

“Gjatë intervenimit për fikjen e zjarrit, njëri nga zjarrfikësit ka pësuar lëndime. Ekipi mjekësor i ka ofruar tretman mjekësor viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarri dyshohet se është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike”, thuhet në raportin e policisë, tranmseton lajmi.net.

Njoftimi i plotë nga raporti i policisë:

Zjarr aksidentalt-Fsh. Shtupel, Klinë 29.12.2021 – 13:16. Njësitet policore pas pranimit të informatës për zjarr, kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit. Gjatë intervenimit për fikjen e zjarrit, njëri nga zjarrfikësit ka pësuar lëndime. Ekipi mjekësor i ka ofruar tretman mjekësor viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarri dyshohet se është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike. Rasti është duke u hetuar, ndërsa është informuar edhe prokurori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco