Përkrahësi i VV heq dorë nga partia, ia lë 'fajin' një deputeti

Përkrahësi i VV heq dorë nga partia, ia lë 'fajin' një deputeti

22:39, 27/12/2021

Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur t’i ikin përkrahësit e tyre. Kjo për shkak të pakënaqësive të ndryshme që mund të kenë.

Një rast i tillë i fundit është edhe një anëtar i VV-së nga komuna e Dragashit, i cili ka qenë përkrahës i kësaj partie nga 16 janari i vitit 2016.

Gëzim Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot ka dorëzuar librezën e anëtarësisë së VV-së.

E fajtor për këtë ai e ka lënë deputetin Arbër Rexhaj dhe kryesinë e VV-Dega në Sharr, teksa nuk ka dhënë detaje të tjera.

“16 janar 2016- Sot më 27 dhjetor 2021 e dorëzova librezën e LVV që e desha me zemër, Meritor për këtë akt të largimit tim nga LVV e ka Arbër Rexhaj dhe kryesia e LVV sharr”, ka shkruar ai në Facebook, teksa ka bashkangjitur fotografinë e librezës së anëtarësimit.

Në fund të postimit të tij, ai i ka uruar suksese VV-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco