Masat kundër Covidit, për dy ditë u ndaluan 9 ahengje familjare në Prizren

Masat kundër Covidit, për dy ditë u ndaluan 9 ahengje familjare në Prizren

21:24, 27/12/2021

Është ndërprerë mbajtja e nëntë ahengjeve familjare në rajonin e Prizrenit. Rastet kanë ndodhur dy ditët e fundit. Kjo pasi, nuk u respektuan masat kundër përhapjes së Covid-19. Në njoftimin e AUV’it thuhet se kontrolle të ngjashme do të realizohen edhe ditëve në vijim.

Mbrëmë dhe sonte deri me tani në Regjionin e Prizrenit, Inspektorati Sanitar i AUV’së bashkë me Policinë e Kosovës gjatë kontrolleve për mbikëqyrje të zbatimit të masave anti Covid sipas vendimit të fundit të Qeverisë, kanë ndaluar mbajtjen e 9 ahengjeve familjare, dhe janë shqiptuar gjoba juridike për lokalet e gastronomisë të cilat nuk krijuar kushte për respektim të masave Covid 19.

“Kontrollet strikte do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, shërbimet e gastronomisë duhet të respektojnë orarin e punës dhe të zhvillojnë aktivitete e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.

Janë të ndaluara të gjitha veprimtaritë organizimet e ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të fundvitit në të gjithë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco