Haradinaj nuk ndalet, e quan Kurtin mashtrues: Ma çon mallin e Vitisë

Haradinaj nuk ndalet, e quan Kurtin mashtrues: Ma çon mallin e Vitisë

21:19, 27/12/2021

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është fajtor për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon Kosova.

Haradinaj thotë se si kryeministër i vendit, Kurti është dashur ta dijë se Kosova mund të përballet me krizë energjetike është rritur kërkesa.

Ai thotë se mospërgatitja e tij i kujton ish-ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.

“Kurti po ma qon mallin e Vitisë. Ministër Vdekja si e quanin. Edhe ministri Vitia kur u rritën numrat e vdekjeve u fsheh dikund dhe nuk dilte në publik. Ku është tash kryeministri. Është dashur ta dijë, nëse nuk është ai fajtor kush mund të jetë? A e di çka është më e keqja sot, njerëzit nuk kanë as ku të blejnë gjeneratorë. Kërkojnë të blejnë por nuk gjejnë pasi nuk ka”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tutje e quajti Kurtin si mashtrues.

“Kurti është mashtrues, i kërkoi votat tash thotë s’kam faj”, shtoi ai në T7.

Kosova po përballet me krizë energjetike dhe qeveria ka shpallur masat e jashtëzakonshme të furnizimit me energji elektrike.

Qytetarët po përballen me reduktime të rrymës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco