Goditet nga vetura për vdekje një këmbësor në autostradë afër Suharekës

Goditet nga vetura për vdekje një këmbësor në autostradë afër Suharekës

21:16, 27/12/2021

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradë afër Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha ka thënë se si pasojë e aksidentit ka vdekur një person, përkatësisht këmbësor.

“Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një automjet dhe një person këmbësor janë përfshirë në këtë aksident”, ka thënë Hoxha.

Sipas Hoxhës, njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco