Tenton të vrasë babanë me sëpatë, i riu ngjitet në çati dhe sulmon me gurë efektivët e policisë

Tenton të vrasë babanë me sëpatë, i riu ngjitet në çati dhe sulmon me gurë efektivët e policisë

21:05, 27/12/2021

Një ngjarje e rëndë është parandaluar pasditen e sotme në Penteli të Greqisë, ku një i ri ka marrë sëpatën dhe ka tentuar të vrasë të atin.

Sipas raportimeve në media, i riu i ka shkaktuar dëme shtëpisë dhe është ngjitur në çatinë e saj.

Në momentin kur efektivët e policisë janë përpjekur ta neutralizojnë ai ka tentuar t’i qëllojë ata me sëpatë.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërsa një grup kanë vendosur në oborrin e banesës një dyshek nga frika se i riu mund të hidhet nga lartësia.

Sa herë efektivët afrohen për ta neutralizuar ai qëllon me gurë dhe pllaka. Nga sa bëjnë me dije mediat greke, ai kishte qenë i shtruar në spital në të kaluarën për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco