Me mbi 4 milion euro do të kryen pagesat për librat shkollor, lajmin e jep ministrja

Me mbi 4 milion euro do të kryen pagesat për librat shkollor, lajmin e jep ministrja

21:00, 27/12/2021

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka njoftuar se para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka shtuar se poashtu do të kryhen pagesat edhe për mësimdhënësit e të tjerë që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, shkruan Syri.net Kosova.

“Po, është duke u punuar. Edhe zyrtarët e MAShTI po punojnë edhe sot. Para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, ashtu si dhe pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, e të cilëve qeveria e kaluar nuk u kishte kryer obligimet për punët e realizuara sipas marrëveshjes”, ka shtuar ajo.

Nagavci ka bërë të dtur se me mbështetjen shtesë nga Qeveria e Kosovës me mbi 4 milion euro do të kryhen edhe pagesat për librat shkollor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco