Lajm i mirë, para Vitit të Ri do të bëhen pagesat për mësimdhënësit e e projektit e-Mësimi

Lajm i mirë, para Vitit të Ri do të bëhen pagesat për mësimdhënësit e e projektit e-Mësimi

20:23, 27/12/2021

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi.

Në një postim në Facebook, Nagavci po ashtu ka bërë të ditur se do të kryhen pagesat edhe për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, shkruan Syri.net Kosova.

“Para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, ashtu si dhe pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, e të cilëve qeveria e kaluar nuk u kishte kryer obligimet për punët e realizuara sipas marrëveshjes. Me mbështetjen shtesë nga Qeveria e Kosovës me mbi 4 milionë euro do të kryhen edhe pagesat për librat shkollorë. Kursejmë energjinë elektrike e vazhdojmë me punë”, ka shkruar Nagavci.

Projekti e-Mësimi ishte zhvilluar me qëllim të ndjekjes së procesit mësimor nga nxënësit për shkak të pandemisë me koronavirus në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco