Richard Grenell lajmërohet për gazsjellësin, ka disa fjalë për Albin Kurtin

Richard Grenell lajmërohet për gazsjellësin, ka disa fjalë për Albin Kurtin

19:29, 27/12/2021

Ish-i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka folur sërish për gazin amerikan.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka ritheksuar faktin se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, ka refuzuar gazin e ofruar nga Amerika duke mos dhënë asnjë arsye.

“Kjo është e vërtete. Fatkeqësisht, qeveria aktuale e Kosovës refuzoi gazin e pastër nga SHBA. Albin Kurti asnjëherë nuk ka dhënë një përgjigje të mirë se përse e ka refuzuar”, ka shkruar Grenell.

Këto reagimi Grenell i bëri pas një postimi të gazetarit Berat Buzhala, ku ky i fundit ka thënë se Kurti ka refuzuar gazin nga Amerika për shkak të bindjeve të tij ideologjike.

“Qeveria e VV-së hodhi poshtë një gazsjellës që do të financohej nga MCC dhe BERZH dhe humbi një mundësi të artë për zgjidhje afatgjatë në diversifikim. Kjo u refuzua për arsye thjesht ideologjike. Kosova tani nuk do të lidhet kurrë me rrjetin e gazit, kështu që tani jemi të varur nga qymyri 2)”, ka shkruar Berat Buzhala në Twiter.

Qeveria e Kosovës kishte refuzuar projektin për gazin natyror, pasi qeveria kishte vënë kushte që nuk kanë mundur të realizohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco