Kurtit i dalin telashe brenda qeverisë, kjo parti e prish koalicionin

Kurtit i dalin telashe brenda qeverisë, kjo parti e prish koalicionin

10:55, 27/12/2021

Partia e Ashkalinve për Integrim (PAI) ka prishur koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje në nivelin qendror.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i PAI-së, Gani Elshani.

Elshani tha se ky subjekt politik do të dalë nga koalicioni pasi që, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka përmbushur marrëveshjen e arritur mes dy partive, e cila parashihte që kjo parti të kishte dy zëvendësministra dhe katër këshilltarë.

Disa këshilltarë dhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani janë larguar nga pozitat e tyre, sipas Elshanit.

“Njoftim : Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim .Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror .Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, ka shkruar ai në Facebook.

Image

Në prill, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin.

“Të nderuar qytetarë, sot kam pranuar vendimin nga Kryeministêri z.Albin Kurti dhe zv.Kryeministêrja znj. Emilija Redžepi, të cilit më emruan zv.Ministër në Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve… Me nder dhe përgjegjësi do të vazhdoj kontributin për vendin dhe qytetarët e Kosovës, respektivisht për komunitetin tim”, kishte shkruar atëherë Rrahmani në Facebook.

Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet: Bekim Arifin.

Kurse shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lilën,  tha se nuk ka ndonjë informacion se PAI do të dalë nga koalicioni qeverisës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco