Mediat e huaja raportojnë për rastet e para të Omicron në Kosovë

Mediat e huaja raportojnë për rastet e para të Omicron në Kosovë

09:35, 27/12/2021

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme ka raportuar se janë regjistruar rastet e para me variantin e ri të COVID-19 në Kosovë.

Saktësisht 9 raste të reja janë regjistruar si të parat në Kosovë për çfarë kanë raportuar edhe mediat e huaja si Reuters e të tjera.

Situata në Kosovë është vlerësuar e qetë në javët e fundit, ndërsa raportohet se rastet e Omicron janë të importuara nga jashtë.

Kujtojmë se mbrëmë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 22 mostra të marra në periudhën 15-22 dhjetor, nëntë prej tyre kanë rezultuar se janë me variantin më të ri të COVID-19, Omicron.

Katër nga rastet me Omicron janë paraqitur në komunën e Mitrovicës, ndërsa dy raste janë importuar nga SHBA-të, dy raste nga Londra dhe një nga Franca. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco