Vetura në lëvizje në Pejë goditet me breshëri plumbash

Vetura në lëvizje në Pejë goditet me breshëri plumbash

09:15, 27/12/2021

Një tentim vrasje ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Më saktësisht në fshatin Raushiq në Pejë një veturë e cila ishte në lëvizje me dy persona brenda është goditur me breshëri plumbash, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e kësja, njëri nga dy personat që ishte në veturë ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri në QKUK.

Në vendin e ngjarjes siç raporton policia është konfiskuar një karikator me 10 fishekë.

Rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit.

Ky është raporti policor:

VRASJE NË TENTATIVË

Fsh. Raushiq, Pejë 25.12.2021 – 23:25. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar. Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco