Performancë e pështirë e PSD të Kosovës

Performancë e pështirë e PSD të Kosovës

11:40, 26/12/2021

Analisti Nexhmedin Spahiu ka pasur deklaratë të ashpër rreth aksionit të PSD-së në Qeverinë e Kosovës.

Spahiu ka thënë se largimi i flamujve nuk është performance kundër qeverisë, po akt tradhtie kombëtare.

“Të heqësh flamujt kombëtarë të Kosovës para Qeverisë e të vendosesh batanije në vend të tyre nuk është performancë antiqeveritare, por akt tradhtie kombëtare në radhë të parë”.

Tutje vazhdoi duke thënë se Policia ishte aty dhe lejoi përdhosjen e flamurit kombëtar.

“ Policët që ishin në detyrë dhe që lejuan përdhosjen e flamurit kombëtar duhet të largohen nga puna zotni Ministër Xhelal Sveçla . Polici dhe ushtaraku janë të betuar ta mbrojnë flamurin kombëtar me jetën e tyre”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco