RTK gjithmonë e hapur për Ridvan Berishën

RTK gjithmonë e hapur për Ridvan Berishën

11:25, 26/12/2021

Gazetari  Ridvan Berisha tash e sa kohë po i mungon ekranit të RTK-së pa suspendimit nga menaxhmenit për shkelje të etikës gazetareske.

E që nga ajo ditë Berisha nuk ka ndalur së foluri zi e terr për Qeverinë Kurti 2.

Por ajo që bie në sy është se portali i RTK-së, në vazhdimësi i jep hapsirë Berishës për të folur edhe gjëra të paqena.

Ndaj këtij fenomeni ka reaguar kryesindikalisti Fadil Hoxha.  Ai përmes një statusi në facebook ka ofruar disa nga titujt e publikimeve të lajmeve që protagonist kanë Ridvan Berishën përmes statuseve të tij.

Hoxha pyet se çfarë kredibiliteti ka Ridvan Berisha që t’i publikohet çdo opinioni i tij në transmetuesin publik.

Për me tepër kërkon nga bordi i ri të jenë të vëmendshëm e të mos u lihet hapësirë veprimi punëve të këqija.

Të shumta kanë qenë komentet në llogarinë e Hoxhës që kanë kritikuar ashpër mënyrën e punës së transmetuesit publik.

Njëri prej komentuesve ka akuzuar menaxhmentin e RTK-së për gjithë këtë që po ndodh atje. Për me tepër kanë kërkuar edhe shkarkimin e tyre.

U sjellim disa nga reagimet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco