Rama flet për projektin në Badovc, thotë se ka qenë legal

Rama flet për projektin në Badovc, thotë se ka qenë legal

20:39, 11/11/2021

Kandidatët për kryetar të Prishtinës, në 'Debat përnime' janë përplasur në lidhje me ndërtimet në zonën e liqenit të Badovcit.

Fillimisht kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Përparim Rama tha se nuk do të lejojë ndërtime në Badovc.

Pas kësaj deklarate reagoi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, i cili tha se nuk e di nëse ka ndryshuar ose jo koncepti i kundërkandidatit të tij për ndërtimet ne Badovc, duke përmendur projektin e Ramës si arkitekt muaj më parë  për ndërtimet në atë zonë që ishin pezulluar.

“Përveç që ka pasur një plan për të ndërtuar aty, një plan i cili ka qenë komplet jo i ligjshëm dhe ka pasur për qëllim të ndërtohet dhe të betonizohet një zonë e Badovcit, ku përveç prishjes së natyrës, natyrisht është rrezikuar cilësia e ujit në atë pjesë”, tha ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco