Diplomacia hije/ Mediat amerikane: Trump sjell të dërguarin e tij në Ballkan

Diplomacia hije/ Mediat amerikane: Trump sjell të dërguarin e tij në Ballkan

20:05, 11/11/2021

Prej kohësh, Richard Grenell shihet si ‘ministri hije’ i Donald Trump për postin e kreut të Departamentit të Shtetit. Por deklarata e sotme e ish-presidentit Trump, që pret të rikandidojë në vitin 2024, ka bërë shumë bujë.

Ai ka pranuar se Grenell është i dërguari i tij si ambasador.

Trump reagoi pasi Grenell vizitoi kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar një marrëveshje të arritur me ndihmën e administratës së Trump.

Revista Forbes e quan këtë ‘diplomaci hije’ të Donald Trump. Të tjera media shkojnë më larg kur flasin për qeveri hije.

Trump publikoi një deklaratë për shtyp të enjten duke thënë se ‘i dërguari i tij’ ambasadori Richard Grenell ka vizituar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë për të shprehur frustrimin se marrëveshja historike për normalizimin nuk është implementuar.

NewsMax shkruan se presidenti aktual amerikan, Joe Biden e ka injoruar këtë marrëveshje.

Ndërkohë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u shtuan ndjeshëm gjatë javëve të fundit, kur Beogradi stacionoi trupat në kufi me shtetin e ri.

Grenell ka qenë i dërguar special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu ai ka drejtuar agjencinë e inteligjencës kombëtare amerikane.

Nga ky pozicion ai ka deklaruar se nuk ka parë asnjë provë për çeshtjen ndaj liderit historik demokrat, Sali Berisha. Madje Grenell shprehet se ndaj Berishës nuk ka prova, por vendimi është marrë si hakmarrje nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, që punon për miliarderin George Soros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco