Grenell në doganën Kosovë-Serbi, Trump: Arritje e marrëveshjes tonë, dy popujt kapërcyen pengesa të mëdha

Grenell në doganën Kosovë-Serbi, Trump: Arritje e marrëveshjes tonë, dy popujt kapërcyen pengesa të mëdha

17:06, 11/11/2021
A+ Aa A-

Ish-i dërguari i presidentit të SHBA, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka vizituar sot pikën e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. 

Vizita e Grenell ka sjellë edhe një deklaratë nga ana e ish-shefit të tij. 

Donald Trump nënvizon se heqja e pengesave në doganën e Merdares mes Kosovës dhe Serbisë, u arrit falë marrëveshjes që u ndërmjetësua nga vetë ai një vit më parë mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Trump vlerëson se shqiptarët dhe serbët kanë kapëcyer pengesa të mëdha, duke shtuar se duhen ende përpjekje për garantimin e paqes në rajon, ndërsa kujton se pa paqen prosperiteti afatgjatë për të dy kombet është në rrezik.

Deklarata e Trump
Popujt e jashtëzakonshëm të Kosovës dhe Serbisë kanë kapërcyer pengesa të mëdha në rrugën e normalizimit ekonomik. Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga administrata ime janë historike dhe nuk duhet të braktisen, shumë jetë janë në rrezik. Rajoni është shumë i rëndësishëm dhe njerëzit kanë pritur shumë gjatë që kjo punë të arrihej.

Sot, i dërguari im, ambasadori Richard Grenell vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për të nënvizuar këtë marrëveshje të rëndësishme. Ashtu siç dëshmuam në Lindjen e Mesme me Marrëveshjet e Abrahamit, paqja dhe normalizimi ekonomik është i mundur, por kërkon një përpjekje të sinqertë dhe udhëheqje të palëkundur. Paqja është e mundur, mos u dorëzoni - prosperiteti afatgjatë për këto dy kombe është në rrezik.

Image

***

Ndërkohë, edhe diplomati Richard Grenell ka shkruar në Twitter lidhur me vizitën e tij në doganën e Merdares. 

"Sot kalova kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare. Donald Trump e vuri në funksionim këtë pikë të re kalimi si pjesë e '4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik' që ai arriti", shkruan Grenell. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco