Lëndohen dy persona, Policia tregon si ndodhi ky aksident në Llapushnik

Lëndohen dy persona, Policia tregon si ndodhi ky aksident në Llapushnik

17:08, 11/11/2021

Një aksident trafiku mes një veture e një kamioni ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Ka ndodhur një aksident trafiku rreth orës 10:45 në rrugën Prishtinë – Pejë, aksident i shkaktuar mes një veture e kamioni në fshatin Llapushnik. Dy persona janë lënduar ku pas trajtimit mjekësor janë liruar. Njësitet kompetente janë marrë me këtë rast”, është shprehur Hoxha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco