Escobar: Jemi ekstremisht të zhgënjyer me dy të sanksionuarit në qeverinë e Serbisë

Escobar: Jemi ekstremisht të zhgënjyer me dy të sanksionuarit në qeverinë e Serbisë

15:29, 21/05/2024
Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili është në ditët e fundit të tij në këtë pozitë deri në marrjen e një roli të ri në diplomacinë amerikane, në një intervistë për Atlantic Council ka folur për raportet në mes të SHBA-së dhe Serbisë.
 
Escobar ka vlerësuar disa prej veprimeve të Serbisë që lidhen në raport me Ukrainën dhe ka thënë se përkrahja politike e Serbisë për Ukrainën është një tregues që Serbia po e konsideron seriozisht pozicionin strategjik. Këtu ka përmendur vizitën e fundit të kryediplomatit ukrainas dhe zonjës së parë të Ukrainës në Beograd.
 
Megjithatë ka thënë se SHBA është jashtëzakonisht e dëshpëruar me faktin se dy zyrtar të sanksionuar nga DASH janë futur si emra në qeverinë e re të Serbisë. Escobar ka thënë se do të vazhdojnë t’ia shprehin Serbisë pritjet e SHBA-së përmes kanaleve diplomatike.
 
Diplomati amerikan ka thënë se raporti i Serbisë me SHBA-në varet nga disa kushte, se si Serbia sillet me fqinjët dhe se si Serbia ndërvepron me partnerët euro-atlantik.
 
Serbia's support for 🇺🇦 and its refugees are signs it is considering its strategic position, says DAS Escobar to @IlvaTare on #BalkansDebrief.
 
But "the 🇺🇸 is extremely disappointed that two sanctioned individuals are now in the 🇷🇸 government."
 
📺 https://t.co/FZvehcUj44 pic.twitter.com/8MLieLKq39
 
— Atlantic Council Europe Center (@ACEurope)
May 20, 2024

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco