Procesi mësimor një ditë pas balotazhit, kjo është formula si do të mbahet

Procesi mësimor një ditë pas balotazhit, kjo është formula si do të mbahet

17:06, 11/11/2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka nxjerrë vendim për organizimin e procesit mësimor për datën 15 nëntor 2021, një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

MAShTI i ka njoftuar komunat që shkollat të cilat më datën 14 nëntor do të jenë qendra të votimit, mësimin më datën 15 nëntor ta zhvillojnë sipas skenarit C, ndërsa shkollat të cilat nuk janë qendra të votimit, procesin mësimor e vijojnë sipas planifikimeve paraprake.

Gjithashtu, komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 16 nëntor.

Një gjë të tillë sot për FrontOnline e ka kërkuar edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

“Besoj se edhe kësaj here duhet që mësimi të hënën të mbahet online në ato komuna ku kemi balotazh , pra mësimi të mbahet online në shkollat ku ka votime, ndërsa në shkollat që nuk janë të përfshira ën votime mësimi të mbahet i rregullt”, ka deklaruar, Jasharaj për FrontOnline.

Sipas tij, Ministria e Arsimit edhe kësaj here duhet të veprojë njëjtë sikurse edhe në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Ministria duhet të veprojë njëjtë, pra në shkollat ku ka zgjedhje mësimi të mbahet online, ndërsa në shkollat ku nuk ka zgjedhje mësimi të mbahet i rregullt e kurrsesi të hënën të mbahet mësimi me prezencë fizike në shkollat ku ka zgjedhje, pasi në Kosovë përveç variantit Delta që e kishim dhe godiste shumë fëmijët dhe të rinjtë tash doli edhe varianti Delta plus që duket se është edhe më i rrezikshëm. Prandaj, obligim i të gjithëve është që ta mbrojmë shëndetin e fëmijëve të Kosovës”, është shprehur ndër të tjera ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco