Analisti nga Amerika këshillon Ramën: Mos bjer pre e sekserëve

Analisti nga Amerika këshillon Ramën: Mos bjer pre e sekserëve

14:34, 11/11/2021

Bleron Baraliu ka dhënë një këshill për Përparim Ramën që të mos i bjer pre e sekserëve.

Sipas tij më shumë duan fitoren e Ramës se sa reputacionin e tij.

“Prandaj, i dashur Perparim Rama, te lus qe t'i kthehesh origjinalitetit i cili te ka sjellur ne eshelonet e suksesit, e mos te biesh pre e seksereve qe brengosen per fitoren tende 100% e per reputacionin tend zero.  Sonte mos i ik debatit, dhe na trego karakterin tend perkushtues dhe te dashur, jo burravec e grindavec i armatosur per debat dhe fitore me cdo kusht, sepse ti nuk je ai qe u paraqite mbreme, kjo shihet nga 10,000 metra lartesi”.

  • Ky është shkrimi i plotë:

Apollogjia e duhur e Rames, urtesia e Benit, dhe terheqja e mundshme e Rames nga debati i sotem (... nga frika dhe ndergjegja e vrare)
--
Kur njeriu deshiron te mendoj dicka me thelle, i mbylle syte  se paku per nje cast.  Ne kufi te thellesise, ai ose ajo rishqyrton nje mendim pasi te kete fjetur nje nate.  "Flej mbi te", thone amerikanet, kurse ne shqip rendome deklarojme: "ne shikim te dyte!"
Dhe, pra, ne shikim te dyte, une mendoj se arroganca dhe prepotenca e Perparimit ishin deshperuese, dhe thjeshte pothuajse skandaloze -- ne thelb edhe fyerje e inteligjences se qytetarit.  Kaq atipike dhe jo fer ne fakt, sa qe jam i bindur se Perparimi ia ka borgj nje apollogji te sinqerte kunderkandidatit te vet, Arbenit, si dhe te gjithe neve votuesve potenciale te tij.
Per se?! thua ti.  Sepse une besoj se thelle ne vehte Perparimi eshte nje djalosh i urte, i kujdesshem, nje njeri i mire -- sic thoshte edhe Beni -- dhe jo nje boksier qe godet nen bel dhe feston gjakosjen e tjetrit.  Ketu as nuk kam nevoje te shtoj sharllatanizmin atipik qe perdorte Rama, sikur kur deklaronte me nonshalance se projektet kushtojne 25 milione, 15 milione, etj., dhe asnje nuk rastisi psh te jete 23 a 18 milione.  Kjo njihet tek ne jo si studim a program, por si tahmin dhe lundrim neper qiell me krahe te Don Kishotit.
Nejse, ne vend te 'imponimit' te mendimit tim, t'ua leme qytetareve te reflektojne - por per fund desha te shtoj se kulmi i qyqarellekut do te ishte sikur Perparimi sonte te 'ikte' nga debati me Jeten.  Jam i sigurte se kete do t'ia rekomandoj shtabi i tij kalkulues.  Dhe kjo do te ishte edhe nje fyerje e re per qytetarin.
Prandaj, i dashur Perparim Rama, te lus qe t'i kthehesh origjinalitetit i cili te ka sjellur ne eshelonet e suksesit, e mos te biesh pre e seksereve qe brengosen per fitoren tende 100% e per reputacionin tend zero.  Sonte mos i ik debatit, dhe na trego karakterin tend perkushtues dhe te dashur, jo burravec e grindavec i armatosur per debat dhe fitore me cdo kusht, sepse ti nuk je ai qe u paraqite mbreme, kjo shihet nga 10,000 metra lartesi.
Jeta eshte me e gjate se nje gare, mos i humb te gjitha ne nje pale zgjedhje.  Ti i duhesh Prishtines, me mire si humbes i zgjedhjeve nje here, se si humbes i asaj qe saktesisht te personifikon.  Te keshilloj nga respekti dhe dashnia, edhe nese nuk mund ta kuptosh kete sot.
p.s. ne rastin e pare qe me jipet do ta takoj Perparimin per kafe, qofte i zgjedhur apo i humbur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco