Zbuloni kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes për Asamblenë e Gjakovës

Zbuloni kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes për Asamblenë e Gjakovës

21:31, 19/10/2021

Është publikuar lista e kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë.

Ngadhnjim Dana është kandidati i VV-së për Asamblenë e Gjakovës që ka marrë 10 mijë e 393 vota nga qytetarët e Gjakovës.

Pas tij vjen kandidatja Mimoza Shala e cila ka fituar të dielën 548 vota nga bashkëqytetarët e saj.

Ali Tafarshiku ka fituar 522 vota.

Kurse Kreshnik Alija është votuar nga 421 qytetarë.

Në mesin e më të votuarvë te VV në Gjakovës është edhe Ledian Rexha i cili ka fituar 520 vota.

Nga Vetëvendosje në Asamblenë e kësaj komune do të jetë edhe Mustafa Domi i cili ka fituar 497 vota.

Agon Dobruna ka marrë 442 vota.

Ermal Kusarit i kanë besuar 433 qytetarë.

E vlerësimin e 339 gjakovarëve e ka fituar edhe kandidati Neshet Këpuska i cili ka marrë gjithsej 339 vota.

Përveç Mimoza Shalës, në listën e më të votuarve të VV-së në Gjakovës janë edhe dy gra të tjera, Shqipe Fejza me 335 vota dhe Diana Qarkaxhija me 33 vota.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, asnjëri nga kanididatët për kryetar të komunës së Gjakovës, nuk arritën ta fitojnë mandatin. Prandaj në këtë komunë Ardian Gjini i AAK-së edhe Mimoza Kusari-Lila e AAK-së do të përballen në balotazh.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco