Posedonin një çantë me lëndë narkotike, dërgohen në mbajtje dy persona

Posedonin një çantë me lëndë narkotike, dërgohen në mbajtje dy persona

15:37, 01/10/2021

Dy persona janë dërguar në mbajtje, pasi të njëjtëve gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë në Podujevë iu është gjetur një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike.

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), ku thuhet se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Është ndaluar një automjet në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollit në një çantë krahu është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Spas policisë, të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco