BKS nuk e solli aktgjykimin me të cilin i padituri është shpallur fajtor, shtyhet gjykimi për rimbursim dëmi

BKS nuk e solli aktgjykimin me të cilin i padituri është shpallur fajtor, shtyhet gjykimi për rimbursim dëmi

14:28, 01/10/2021

 Për shkak se paditësja Byroja Kosovare e Sigurimit nuk e ka sjellë si provë, aktgjykimin e 8 korrikut 2012, me të cilin i padituri Ramiz Aliaj është shpallë fajtor për shkaktimin e aksidentit të trafikut, shtyhet gjykimi për rimbursim dëmi.

Në këtë rast, BKS po këkon nga i padituri Aliaj rimbursim dëmi në vlerë 536 euro, për aksidentin e 2012-ës.

Në këto rrethana, gjyqtari Shaban Zeqiraj ka shtyrë seancën e sotme, ndërsa e radhës u caktua më 3 nëntor 2021 raporton ’’Betimi për Drejtësi’’.

Gjykata obligon paditësen që në seancën e ardhshme ta sjellë aktgjykimin, me të cilin i padituri Aliaj është shpallur fajtor.

Në këtë seancë ka qenë i pranishëm i autorizuari i paditëses BKS, Exhmein Sinani, ndërsa i padituri Ramiz Aliaj ftesën e ka pranuar me rregull, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar.

Sipas padisë të dorëzuar kësaj gjykatë i padituri Ramiz Aliaj më 8 korrik 2012, në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës, ka aksidentuar automjetin ‘IMT Traktor”, ashtu që të dëmtuarit Arsim Kuqi, i ka shkaktuar dëm material dhe jomaterial.

Byroja Kosovare e Sigurimit ka kompensuar të dëmtuarin Kuqi, pasi që vozitësi Aliaj ishte pa mbulesë siguruese, andaj tani po kërkon nga i padituri Aliaj që i njëjti t’ia rimbursojë shumën në vlerë prej 536 euro, kamatën si dhe shpenzimet gjyqësore, të gjitha këto në afatin prej 15 ditësh nga plotëfuqishmëria e këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit të dhunshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco