Një sondazh i fundit tregon se 52 përqind të qytetarëve të Kosovës e votojnë këtë parti

Një sondazh i fundit tregon se 52 përqind të qytetarëve të Kosovës e votojnë këtë parti

11:59, 29/09/2021

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për pozicionin e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje lokale.

Mbi 57% e repodentëve shprehen të kënaqur me përzgjedhjen që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje për kandidatët për kryetarë të komunave. Rreth 43% nuk janë të kënaqur me këto përzgjedhje.

Rreth 48% të respodentëve janë të kënaqur me programin e LVV-së për komunën e tyre. Rreth 25% janë të pakënaqur me programin e LVV-së për komuna. Pjesa tjetër nuk kanë informacion për programin e LVV-së.

Mbi 52% e qytetarëve thonë se situata në veri nuk do të ndikoj në votën e tyre në raport me Lëvizjen Vetëvendosje. Rreth 27% shprehen se situata në veri ka ndikuar që të vendosin për të votuar LVV-në. Rreth 15% e qytetarëve mendojnë se vota e tyre do të jetë kundër LVV-së për shkak të situatës në veri. Rreth 6% do ta konsiderojnë votën për LVV-në pas zhvillimeve në veri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco