Edhe një projekt më shumë për fuqizimin e grave të komunitetit RAE

Edhe një projekt më shumë për fuqizimin e grave të komunitetit RAE

15:53, 26/09/2021

Forumi për Lidership dhe Diplomaci me mbështetje financiare të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, ka organizuar ngjarjen lansuese të Projektit “Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademia e Ndërmarrësisë”, i cili u dedikohet kryesisht vajzave dhe grave nga Komuniteti RAE, për t’i fuqizuar me njohuri dhe përgatitur për sektorin zhvillimor në Kosovë.

Drejtorja Ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Njomza Emini, në prezencë të Shefit të Misionit të EULEX-it Lars Gunnar Ëigemark dhe Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Almir Veliji, deklaroi se “puna pa dallim me të gjitha komunitetet është mundësi e mirë për të gjitha gratë dhe vajzat të vazhdojnë tutje dhe të përballen me problemet e përditshme, jo vetëm të përballen por të tejkalojnë këto probleme dhe të arrijnë rezultate të mira duke përmirësuar pozitën e tyre në shoqëri.

Këtë projekt ua dedikojmë të gjitha vajzave dhe grave nga të gjitha komunitetet, e në veçanti për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian që të ua mundësojmë atyre të përgatiten më mirë për mundësitë që ofron shoqëria jonë dhe ta bëjmë Kosovën vend më të mire”.

Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, deklaroi se është "barazues i madh" mes grave dhe burrave, por gratë e reja, veçanërisht nga komunitetet rom, ashkli dhe egjiptian, duhet të kapërcejnë edhe diskriminim per të gjetur punë të përhershme”.

Wigemark mirëpriti punën e Ministrisë për Zhvillimin Rajonal në mbështetje të komuniteteve jo shumicë. Gjithashtu Zv. Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, theksoi që Ministria e Zhvillimit Rajonal çdo vit është është e përkushtuar të përkrah OJQ-të që kanë në fokus fuqizimin e grave dhe të rinjve me qëllim të avancimit të zhvillimit socio–ekonomik rajonal të balancuar, tutje Veliji theksoi që ngritja e kapaciteteve dhe përgatitja e të rinjve për tregun e punës është një prej prioriteteve të MZHR-së sidomos vajzave të reja të komuniteteve të ndryshme, OJQ-së Forumi për Lidership dhe Diplomaci i urojmë suksese në këtë projekt si dhe të gjithë pjesëmarrësve suksese në të ardhmen.

Bashkëthemeluesja e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Adelina Emini, ndër të tjera inkurajoi gratë vajzat të ndjekin ëndrrën e tyre të punojnë dhe angazhohen për të zhvilluar vetën e tyre.

“Kur gratë dhe vajzat janë të suksesshme, atëherë gjithë shoqëria zhvillohet dhe ka ngritje të nivelit të zhvillimit social dhe ekonomik” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco