Ekskluzive: Syri Kosova zbardh të vërtetën e shtrenjtimit të sigurimit të veturave (Dokument)

Ekskluzive: Syri Kosova zbardh të vërtetën e shtrenjtimit të sigurimit të veturave (Dokument)

16:45, 15/07/2021

Edhe pak ditë kanë mbetur që qytetarëve të Kosovës të iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve.

Dardan GASHI

Ata nga 1 shtatori do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë për tiketën ngjitëse, shkruan Syri.net Kosova.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar marrëveshje me një kompani për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Për këtë marrëveshje, pati reagime nga opozita kosovare. Ishte ish-kryeministri Ramush Haradinaj I cili ka kërkuar nga qytetarët të protestojnë kundër këtij vendimi.

Por ndaj këtyre deklaratave të Haradinajt ka reaguar zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “kjo marrëveshje si proces ka filluar në vitin 2018 në kohën kur  qeveria udhëhiqej nga Ramush Haradinaj e Ministria nga Pal Lekaj”.

“Kur ne kemi ardhur në Qeveri e kemi gjetur marrëveshjen të gatshme vetëm duhej të nënshkruhej. Tre muaj nuk e kam nënshkruar këtë marrëveshje derisa jam siguruar se është gjithçka në përputhje me ligjin dhe procedurat dhe se është interes i Kosovës. Kam autorizuar auditim të komplet procesit dhe kam marr opinionet nga zyra ligjore e Kryeministrit dhe zyra ligjore e ministrisë. Të gjitha rekomandimet kanë qenë që duhet nënshkruar marrëveshja sepse në të kundërtën do të kemi dëme financiare si shtet sepse kompania e fiton rastin në gjykata. Unë e kam nënshkruar këtë marrëveshje me 8 qershor 2021”, ka shkruar Durmishi.

Por e vërteta qëndron krejt ndryshe

Në kohën e qeverisë Haradinaj kjo thirrje për marrëveshje ishte anuluar, nën arsyetimin se tri kompanitë që aplikuan nuk kishin përbushur kriteret e kërkuara, thonë burimet e Syri.net Kosova.

Syri.net Kosova ka siguruar dokumentin kur bëhet e ditur se procesi për shërbime për ‘tiketë ngjitëse” ishte anuluar në tetor të 2019, për mos u shpallur më.

Image

Vendimi për anulim:

Image

 

 

Dokumentet tjera e dëshmojnë poashtu se ka pasur shkelje ligjore nga ministri Liburn Aliu, kabineti i tij dhe zëvendësministrit, Hysen Durmishi.

 

Me datën 25.05.2021, Zyra Ligjore e Ministrisë së Infrastrukturës, i është drejtuar nëpërmjet një shkrese zyrtare drejtorit të operatorit ekonomik, “Auto Kontroll Kosova Sh.P.K”, Sedat Troshupa, me ç’rast e ka njoftuar lidhur me procesin e tenderit për ofrimin e shërbimit “Tiketa Ngjitëse”.

Në këtë përgjigje, Zyra Ligjore e ka njoftuar operatorin ekonomik dhe njëkohësisht edhe ministrin Liburn Aliu, zëvendësministrin, Hysen Durmishi, kabinetin e ministrit dhe Departamentin e Automjeteve se ky proces ishte anuluar me datë 04.10.2019.

 

Në vendim thuhet qartë se janë anuluar të gjitha veprimet që rrjedhin për vlerësimin e ofertave të tiketës se rregullsisë teknike të mjeteve me veprim motorik, si dhe me vendimin e lartcekur e ka obliguar Departamentin e automjeteve për zbatimin e këtij vendimi dhe e gjithë kjo çështje ka përfunduar me vendim.

 

 

Ndryshe, Syri.net Kosova në muajin gusht të 2020-ës për të njejtën marrëveshje kishte raportuar se e njejta aso kohe iu kishte premtuar ish-deputetit Haxhi Shala në këmbim të votës pro ndaj Qeverisë Hoti, e cila ishte vote kyçe  për votimin e asaj qeverie

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco