Lajm i mirë, gjendet 46-vjeçarja e zhdukur nga Ferizaj

Lajm i mirë, gjendet 46-vjeçarja e zhdukur nga Ferizaj

16:55, 14/06/2021

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , këtë pasdite, ka pranuar një informatë shtesë nga familjarët e personit të zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt, Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe.

Vëllai i saj, ka njoftuar policinë,  se motra e tij Bukurije Neziraj,  e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur nga ta, tek halla e tyre dhe gjendja e sajë shëndetësore është e mirë.

Sektori Rajonal i Hetimeve, po grumbullon informacione në lidhje me këtë rast.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco