Dinamika e dialogut: Borrell e Lajcak do t’i takojnë fillimisht ndaras Kurtin e Vuçicin

Dinamika e dialogut: Borrell e Lajcak do t’i takojnë fillimisht ndaras Kurtin e Vuçicin

15:03, 14/06/2021

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Joseph Borrell dhe Emisari për dialogun Miroslav Lajçak do të mbajnë takime të veçanta me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic para takimit të përbashkët.

Kështu ka raportuar sot agjencia e lajmeve ‘Beta’ e Serbisë, referuar burimeve të tyre diplomatike brenda Bashkimit Evropian.

“Nesër, në vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, zyrtarët e BE’së, Joseph Borell dhe Miroslav Lajcak do të mbajnë takime të veçanta me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe pastaj me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic në mënyrë që t’i marrin propozimet e palëve me të cilat kanë arritur në Bruksel para takimit të përbashkët. Dialogu vazhdon në të gjitha çështjet dhe marrëveshjet e kaluara”, thuhet në raportim të mediave serbe.

Bashkimi Evropian nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur një pjesë të agjendës të takimit midis presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të martën në Bruksel.

“Të martën, më 15 qershor, një takim i nivelit të lartë i dialogut Beograd – Prishtinë do të zhvillohet në Bruksel. Do të lehtësohet nga Përfaqësuesi i Lartë Joseph Borrel, i cili mbështetet nga Përfaqësuesi Special i BE’së, Miroslav Lajcak. Do të marrin pjesë presidenti i Serbisë Aleksander Vucic dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Do të ketë deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fillim të takimit në 8:20 dhe një deklaratë për media nga Perfaqësuesi Special pas përfundimit të takimit (rreth orës 13:00). Deklaratat do të transmetohen në EbS dhe do të ndahen me shkrim në faqën e internetit të EEAS.”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco