Hulumtim opinioni në Serbi: Rreth 46 për qind e qytetarëve mendojnë se Kosova nuk është e humbur

Hulumtim opinioni në Serbi: Rreth 46 për qind e qytetarëve mendojnë se Kosova nuk është e humbur

14:50, 14/06/2021

Se Kosova nuk është humbur konsiderojnë 46 për qind e qytetarëve, 39 për qind e konsiderojnë të humbur dhe 15 për qind janë të pavendosur, qëndron në hulumtimin  “Qëndrimi i qytetarëve të Serbisë ndaj Kosovës” të Institutit për hulumtime për punë evropiane, që krahasuar me hulumtimet e mëhershme ka rënie të vogël të trendit se Kosova është e humbur thonë nga ky institut, shkruan “B92”.

Pak më shumë se një e katërta – 26 për qind mendojnë se kjo qeveri do të pranojë Kosovën, 52 për qind mendojnë se qeveria aktuale nuk do të njoh Kosovën, ndërsa 22 për qind nuk ka mendim.

Në hulumtim u tregua se 75 për qind e qytetarëve nuk do mbështeste pavarësinë e Kosovës për hyrje të shpejtë në BE, ndërsa 13 për qind do mbështeste, krahas 12 për qind që ishin të pavendosur.

45 për qind e qytetarëve mendojnë se është e pamundur që Serbia përsëri të vendos kontroll dhe sovranitet ndaj Kosovës

Nga numri i të anketuarve, 45 për qind mendojnë se është e pamundur që Serbia përsëri të vendos kontroll dhe sovranitet ndaj Kosovës, ndërsa 38 për qind mendojnë se është e mundshme, krahas 17 për qind që nuk kanë përgjigje.

Rreth 85 për qind e të anketuarve nuk di planin e qeverisë së Serbisë për Kosovë, shumica gra dhe anketuesit mbi 44 vjet.

Diçka më shumë se gjysma – 54 për qind e të anketuarve nuk do mbështeste planin e Vuçiq që Kosovës të i njihet pavarësia, ndërsa qytetarëve t[ Serbisë shteti stabil dhe standardi më i mirë, ndërsa 21 për qind do mbështeste këtë plan dhe mbi 25 për qind nuk ka mendim për këtë çështje.

Nëse nesër do të mbahej referendumi për pavarësinë e Kosovës, 64,9 për qind e të anketuarve do votonte kundër, 13,6 nuk do dilnin në referendum, 12 për qind nuk ka mendim për këtë, ndërsa vetëm 9,5 për qind do votonin “për”.

Krahasuar me hulumtimet e shkuara. Ka rritje të atyre që do votonin “për” në referendumin eventual. Hulumtimi tregoi se 68 për qind e qytetarëve do mbështeste vendosjen e paqes së përhershme me shqiptarët në Kosovë, 12 për qind janë kundër, ndërsa 20 për qind nuk kanë mendim.

Hulumtimi u krye nga 29 mars deri 7 prill të këtij viti me 1 mijë e 207 anketues në territorin e Serbisë pa Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco