“Kërkesa e Vjosa Osmanit për Dakën, orvatje për kapjen e KQZ-së”

“Kërkesa e Vjosa Osmanit për Dakën, orvatje për kapjen e KQZ-së”

14:36, 14/06/2021

Albert Krasniqi nga Demorkaci Plus ka komentuar kërkesën e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani drejtuar Valdete Dakës kryetare e KQZ, që kjo e fundit të dorëhiqet nga pozita që mban.

Krasniqi ka thënë se presidentja në vend të mbrojtjes dhe garantimit të funksionimit kushtetues të KQZ-së, ajo po e bënë të kundërtën, po e pengon atë.

Reagimi i plotë:

Sipas një monitorimi të NDI për shpërndarjen e lajmeve të rreme gjatë fushatës së fundit zgjedhore në Kosovë, më së shumti shtrirje kanë pasur lajmet e pasakta ndaj KQZ-së.
Gjatë zgjedhjeve i kemi parë sulmet, presionin, dhe lajmet e pasakta që janë shpërndarë gjithandej, e që në shënjestër kanë pasur kryesuesen e KQZ-së. Pjesë e kësaj fushate kanë qenë edhe tash Presidentja dhe Kryetari i Kuvendit, dy prej udhëheqësve më të lartë të shtetit të cilët publikisht kanë sulmuar znj. Daka.
Pas zgjedhjeve, KQZ ende vazhdon të jetë e pakompletuar me të gjithë anëtarët e saj ashtu siç e parasheh Kushtetuta, duke shkelur edhe afatet ligjore për emërimin e anëtarëve. E gjithë kjo mjegull e krijuar për një situatë kristal të qartë, vetëm për të përmbushur ambiciet për më shumë pushtet.
Sikur këto të mos mjaftonin, sot po qarkullon lajmi se Presidentja i ka kërkuar kryesueses së KQZ-së dorëheqjen, pa dhënë arsye se ku ka dështuar ajo në përmbushjen e mandatit të saj.
Në vend të mbrojtjes dhe garantimit të funksionimit kushtetues të KQZ-së, Presidentja po bënë të kundërtën, po e pengon atë.
Këto ngjarje nuk mund të quhen ndryshe përveçse orvatje për kapje të KQZ-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco