Premtimi i Konjufcës, me Kurtin s'do të preken më temat e brendshme të Kosovës në dialog

Premtimi i Konjufcës, me Kurtin s'do të preken më temat e brendshme të Kosovës në dialog

14:34, 14/06/2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca është deklaruara para gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku ka folur për çështjen e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se deri më tani në dialogun që është zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë, gjithmonë janë diskutuar vetëm tema të brendshme të Kosovës, por se kjo qasje sipas tij do të marrë fund, meqë tani në krye të dialogut do të jetë kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se është shumë i bindur se ditën e nesërme në takimet në Bruksel, Kurti do të përfaqësojë dinjitetshëm vendin dhe atë që ka ndodhur me 14 shkurt.

Pjesë nga fjala e tij:

Neve na duhet një përfaqësim i ri politik, që vjen mas ndryshimit të rezultatit zgjedhor, i cili i jep një garanci shoqërisë tonë që gjëra të tilla nuk do të ndodhin.

Jam fort i bindur që kryeministri Kurti në ditën e nesërme, në takimet që i ka atje, do ta përfaqësojnë dinjitetshëm pikërisht atë që ka ndodhur me 14 shkurt, me 14 shkurt, qytetarët i kanë thënë stop shumë gjërave, por njëra ndër gjërat e rëndësishme është edhe dialogun me Serbinë.

E në këtë jam fort optimist që Kurti do ta përfaqësojë opsionin e një dialogu Kosova e kërkon atë që është substanciale, atë që është me Serbinë, që Kosova të jetë shtet i njohur dhe pranuar nga Serbia që Aleksandër Vuçiq ta pranoj realitetin e ri në Kosovës, njëri është prej 1999 dhe tjetri është prej 14 shkurtit.

Kosova qeveriset prej një opsioni politik që nuk bën kompromise.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco