VIDEO/ Pushuesit nga Kosova protestë në Velipoje/ Ku i keni ambulancat, ketu po vdesim….

VIDEO/ Pushuesit nga Kosova protestë në Velipoje/ Ku i keni ambulancat, ketu po vdesim….

12:27, 13/06/2021

Pushuesit në Velipojë kanë protestuar të dielën për shkak se në plazh mungojnë rojet dhe ekipet mjekësore që të japin ndihmën e parë. Protesta është zhvilluar për shkak të ngjarjes së djeshme ku një pushues u mbyt ndërsa qytetarët shprehen se nëse smeren masa ata do të largohen.

Nga syri TV

Mungesa e rojeve bregdetare dhe ekipeve mjekësore në plazhin e Velipojës e cila solli edhe vdekjen e nje 50 vjecari ditën e djeshme ka ngritur në protestë pushuesit. Ata kërkojnë nga qeveria shqiptare të marrë masa për vendosjen e rojeve bregdetare dhe të një stafi mjeksor në Velipojë pasi sipas tyre pushuesit po largohen për shkak të pasigurisë.

Pavarsisht apelimeve nga mediat dhe turistët vit pas viti duket se qeveria shqiptare I ka lënë në harresë bregdetet e vendit pasi cdo plazh vuan mungesen e stafit mjeksor dhe te rojeve bregdetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco