Dhjetë qytetet më të mira për të jetuar në 2021

Dhjetë qytetet më të mira për të jetuar në 2021

10:49, 13/06/2021

Revista Economist edhe një herë publikoi listën e saj të qyteteve me cilësinë më të mirë të jetës. 

Raporti i tyre vuri në dukje se pandemia kishte një ndikim të rëndësishëm në disa nga favoritët e mëparshëm, veçanërisht ato që njiheshin si destinacione të dëshirueshme turistike.

Këtë vit, fokusi ishte tek shëndeti, prandaj Auckland është në vendin e parë në listën e qyteteve me cilësinë më të mirë të jetës, raporton City Magazine .

Kryeqyteti i Zelandës së Re i detyrohet triumfit të tij kryesisht politikës inteligjente të shtetit dhe autoriteteve lokale në lidhje me pandeminë, e cila është arsyeja pse njerëzit kanë qenë të lirë të vizitojnë restorante, kinema dhe vende të tjera publike këtë vit, pa ose me shumë pak rrezik të kontraktimit të koronavirusit.

Një qytet tjetër i Zelandës së Re (Wellington) gjeti vendin e tij në listën e revistës The Economist , si dhe katër qytete nga Australia, dy nga Japonia dhe dy nga Zvicra. 

Shikoni më poshtë se si duket lista e plotë e 10 qyteteve më të mira për të jetuar në vitin 2021:

Auckland (Zelanda e Re)

Osaka (Japoni)

Adelaide (Australi)

Uellington (Zelanda e Re)

Tokio (Japoni)

Perth (Australi)

Cyrih (Zvicër)

Gjenevë (Zvicër)

Melburn (Australi)

Brisbane (Australi)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco