E la veturën hapur, hajnat i vjedhin telefonin, dy pasaporta dhe paratë

E la veturën hapur, hajnat i vjedhin telefonin, dy pasaporta dhe paratë

10:54, 13/06/2021

Një vjedhje është kryer brenda një veture në fshatin Gllamnik të Komunës së Podujevës.

Brenda një veture janë vjedhur një telefon, dy pasaporta dhe para të gatshme. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona deri më tani të pa njohur, nga vetura e tij iu është vjedhur një iphon 7, dy pasaporta si dhe para të gatshme. Sipas ankuesit vetura nuk ka qenë e mbyllur me qelës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco