I përfshiri në skandali 'Pronto' do të jetë dorë e djathtë e Albulena Haxhiut për procesin e vetingut

I përfshiri në skandali 'Pronto' do të jetë dorë e djathtë e Albulena Haxhiut për procesin e vetingut

13:11, 05/05/2021

Ish kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni – i njohur në opinion si “jo-konkurruesi” i aferës Pronto – do të jetë pjesë e Grupit Punues që do të hartojë koncept-dokumentin për procesin e Vettingut në Drejtësi.

Kjo është konfirmuar vetë nga Ministria e Drejtësisë.

Hyseni ka qenë figura më e përfolur në Aferën “Pronto” edhe për shkak të mënyrës se si kishte komunikuar me ish shefin e deputetëve të PDK-së.

Në këto përgjime, dëgjohet Hyseni derisa flet me Adem Grabovcin dhe pyetet se a ka konkurruar në bordin e KOSTT-it.

Përmendjen e emrit të tij në këtë përgjim, Hyseni e kishte cilësuar si keqkuptim, derisa kishte deklaruar se  grupi i njohur si “Pronto”  nuk ka ndikuar në  përzgjedhjen e tij, në krye të KPK-së, pozitë kjo të cilën e mori në vitin 2019.

Ministrja Haxhiu, kishte thënë se kjo aferë ka shpërfaqur se si kontrollohet sistemi i drejtësisë, si zgjedhën gjyqtarët e prokurorët, si kontrollohen ndërmarrjet publike(lokale, e qendrore) si kontrollohen bordet e agjencionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco