Meta: Opozita e bëri lëshimin duke mos kërkuar Qeveri Teknike, tani përgjegjësia është e vetëm një personi!

Meta: Opozita e bëri lëshimin duke mos kërkuar Qeveri Teknike, tani përgjegjësia është e vetëm një personi!

14:10, 24/09/2020

Presidenti Ilir Meta kërkoi sërish me forcë sot, respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit midis palëve politike dhe paralajmëroi qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se përgjegjësia do të jetë vetëm e një fajtori. "Jo e dy apo katër personave, por e vetëm një fajtori", nënkuptoi qartë Meta në një deklaratë për mediat.

“Çështja e hapjes së listave i takon palëve. Për mua ka qënë dhe është e rëndësishme, respektimi i Marrëveshjes së  5 qershorit.

I falënderova ambasadorët për mbështetjen që ata dhanë dhe ku dhashë edhe unë kontributin tim që opozita të mos vendoste qeverinë teknike si kusht për zgjedhjet e  ardhshme megjithëse janë të gjitha provat se kjo qeveri vë dorë mbi zgjedhjet në mënyrë të hapur dhe brutale.

Opozita bëri lëshimin e madh për këtë duke dhënë këtë mesazh për të gjithë shqiptarët. Kështu që gjërat janë të qarta dhe mendoj se ka mbetur edhe pak kohë për të reflektuar, përndryshe kuptohet se përgjegjësia do të jetë vetëm e një fajtori, jo e dyve ose katërve, por vetëm e një fajtori, që për fatin e tij personal kërkon të vërë në pikëpyetje fatin e katër milionë shqiptarëve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco