Raporti tronditës: Një vështrim në botën e errët të financave

Raporti tronditës: Një vështrim në botën e errët të financave

13:25, 21/09/2020

BILD

Plot 1.69 trilion euro. Kjo shumë e pabesueshme parash është pastruar nga kriminelët në mbarë botën vetëm nga viti 2000 deri në vitin 2017.

Të dhënat nga Departamenti Amerikan i Thesarit tregojnë se lufta kundër pastrimti të parave ka probleme të theksuara.

Sfondi: Një grup gazetarësh nga 88 vende të ndryshme ka publikuar rezultatet e investigimit nën emrin FinCEN-Files.

Të dhënat tregojnë se si bankat nga e gjithë bota, përfshirë Gjermaninë, kanë pasur klientë të rrezikut të lartë prej vitesh, duke pranuar kriminelë të dyshuar si klientë dhe duke kryer transferta prej miliardash për ta.

Mafiozë të dyshuar, mashtrues dhe oligarkë nën sanksione- të gjithë pranoheshin si klientë. Kjo do të thotë që bankat kanë kryer transferta për ta- shpesh në nivelin e miliardave.

Këto raste raportoheshin me hezitim ose me vonesa prej vitesh.

Pas raportimeve, aksionet e Deutsche Bank ranë ndjeshëm.

Pika kyçe e investigimit: Pavarësisht rregullave strikte, institucionet më të mëdha bankare si JP Morgan, HSBC dhe Deutsche Bank thuhet se kanë raportuar transfertat e dyshimta të parave me shumë vonesë, madje edhe me vite.

Sipas medieve të përfshira në investigim, dosjet përmbajnë më shumë se 2100 raportime të dyshimta nga viti 2000 deri në vitin 2017. Shuma totale e transaksioneve shkon deri në 2 trilion dollarë (1.69 trilion euro).

Kushëriri i Putin dhe Deutsche Bank

Në dokumentet e rrjedhura për hetuesit amerikanë, shfaqen edhe makinacionet e Deutsche Bank: Kriminelët rusë dhe pastruesit e parave, që punojnë për grupe terroriste, thuhet se kanë pastruar para përmes degës së Deutsche Bank në Moskë.

Aty shfaqet edhe emri i Igor Putin, kushëriri i bosit të Kremlinit, Vladimir Putin. Një kompani e Putin thuhet se ka pastruar para përmes Deutsche Bank.

Deutsche Bank i ka mohuar akuzat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco