Tallje me emigrantët e bllokuar në Kapshticë për formularë: Na kërkuan lekë për regjistrim, pastaj thanë 'nuk bën'

Tallje me emigrantët e bllokuar në Kapshticë për formularë: Na kërkuan lekë për regjistrim, pastaj thanë 'nuk bën'

12:01, 21/09/2020

Emigrantët shqiptarë që janë bllokuar sot në Doganën e Kapshticës nuk po përjetojnë tjetër në radhën torturuese të krijuar përçse fyerjes dhe talljes nga Policia Kufitare shqiptare.

Dy emigrantë shpjeguan situatën para kamerave, të indinjuar dhe të vendosur për të mos u kthyer mbrapsht në kushtet kur janë shpenzuar mjaf vetëm për një kalim dogane për në Greqi.

“Jemi nisur që në 11 të natës nga Pogradeci, më 6 erdhëm këtu, - tha një i ri. -  Bëmë aplikimin atje, u regjistruam tamam. Na thanë kështu regjistrohet, na kërkuan dhe lekë për regjistrimin, i dhamë lekët. Erdhëm këtu na thanë “jo nuk është kjo, nuk është ky që duhet”. Kemi paguar lekë.

Ne tashti tamponi po na digjet, të tëra po na digjen, 200 euro na ikën. Në Doganë, shefi i Doganës po e bën këtë. Tani do të qëndrojmë, të presim, ku të vemi mbrapshtë!

Një burrë më në moshë tha: “Po rrimë këtu, në doganën tonë, nuk na lënë të kalojmë. Tamponin e kemi bërë , kartat të gjitha i kemi bërë. Kush na pengon të kalojmë, çfarë arsye kanë tanië! Dogana greke kalon andej, vetëm nga tanët nuk kalon. Kemi marrë borxh leka që bëmë tamponin, 100 euro. Të na lënë tani.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco