Kuvendi i Malishevës barti mjetet  nga fondi rezervë në kategoritë ekonomike

Kuvendi i Malishevës barti mjetet nga fondi rezervë në kategoritë ekonomike

12:19, 21/09/2020

Sot u mbajt mbledhja e tretë urgjente e Kuvendit të Komunës së Malishevës e cila ishte thirrur me  kërkesën e Kryetarit të Komunës,  së Malishevës, Ragip Begaj për mbledhjën e tretë urgjente  me: Nr.01/933 datë:18.09.2020, për bartjen e mjeteve  nga fondi rezervë  në  kategoritë  ekonomike,  sipas kërkesës  nr.04/78 datë, 18.09.2020  të parashtruar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa

Pas arsyetimit të kësaj kërkese nga, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj para Këshilltarëve të  Kuvendit Komunal të Malishevës, që këto mjete të bartëne për projektet e planifikuar nga ekzekutivi,  për këtë pikë debatuan edhe këshilltarët dhe në fund me votë u vendos  të bëhet bartja e mjeteve  nga fondi rezervë  në  kategoritë  ekonomike,  sipas kërkesës  nr.04/78 datë, 18.09.2020  të parashtruar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa.

Ndërsa, këshilltarët e LVV dhe të LDK-së, votuan kundër, por pati edhe që apstenuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco