Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për pranimin e mbi 6 mijë studentëve

Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për pranimin e mbi 6 mijë studentëve

09:25, 21/09/2020

Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e I-rë të studimeve themelore, për vitin akademik 2020/2021. 

Ata tregojnë se gjithsej 6 mijë e 638 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit. 
UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 njësi akademike, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri në datën 30 shtator 2020.

Për të kuptuar më shumë rreth kushteve të aplikimit, ju lutem klikoni në linkun në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,4,1179
Suksese!  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco