PD, kallëzim penal në SPAK ndaj Tërmet Peçit

PD, kallëzim penal në SPAK ndaj Tërmet Peçit

12:38, 20/09/2020

Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Përmetit Tërmet Peçi, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK, pasi ai ka lejuar ndërtimin e godinave në shtratin e lumit Drino.

Bashkë me Tërmet Peçin, PD-ja e përfaqësuar nga Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore, ka akuzuar edhe Zamir Dedejn, që është drejtor i Zonave të Mbrojtura.

Sipas PD-së, ata kanë lejuar në kundërshtim me ligjin, ndërtimin e një objekti 6-katësh në shtratin e lumit, pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë, një monument natyre.

Por Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalon kategorikisht këtë.

Sipas PD-së, ato nuk mund të preken sipas interesave të zyrtarëve të korruptuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco