Asnjë cent i sekuestruar nga aksioni në Karaçevë, analisti hedh dyshime ...

Asnjë cent i sekuestruar nga aksioni në Karaçevë, analisti hedh dyshime ...

15:37, 19/09/2020

Analisti Ehat Miftaraj, ka reaguar menjëherë pas konferencës së Prokurorisë së Gjilanit dhe Inspektoriatit Policor të Kosovës, në të cilën u bënë të ditur detaje nga operacioni i mbrëmshëm në Karaçevë të Kamenicës.

Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se në këto raste rezultati i policisë dhe prokurorisë matet sa miliona Euro janë sekuestru, ndërsa në raportin e tyre nuk ka figuruar asnjë vlerë e sekuestruar.

Pyetja kryesore në këtë aksion do ishte, sa milionë Euro janë sekuestruar.Përgjigja si duket ZERO, ka shkruar Miftaraj.

Për më tepër, Miftaraj shton se në këtë lokacion këto biznese ose kanë punu me veresi të gjithë, qoftë në bixhoz, qoftë në prostitucion apo kontrabandë, ose iu ka tregu dikush paraprakisht për aksionin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco