LVV anëtarësohet në Aleancën Progresive

LVV anëtarësohet në Aleancën Progresive

15:22, 19/09/2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ky subjekt politik është anëtarësuar në Aleancën Progresive.

 

Ai ka shtuar se ky është një sukses për qytetarët e Kosovës.

“Krahas rritjes në Kosovë kemi përkrahje edhe në arenën ndërkombëtare. Ky është sukses për Kosovën në kontrast me dështimin e Qeverise koti. Aleanca Progresive është bashkëpunim për liri, drejtësi dhe solidaritet”.

Kurti ka folur për parimet që ka Alenca Progresive për të cilat ka thënë se janë luftimi i korrupsionit,krijimi i vendeve të punës, luftimi i papunësisë, garantimi i barazisë gjinore dhe shumë të tjera.

Sekretari i LVV-së, Kreshnik Ahmeti, për marrëdhënie me jashtë ka thënë se LVV-ja është partia e vetme shqiptare që është e anëtarësuar aty dhe se janë të parët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco