Analisti pyet: Sa milionë euro u sekuestruan në aksionin e Karaçevës?

Analisti pyet: Sa milionë euro u sekuestruan në aksionin e Karaçevës?

14:45, 19/09/2020

Analisti Ehat Miftaraj ka komentuar konferencën për media të Prokurorisë në Gjilan, Policisë në Gjilan, dhe IPK-së.

E për ta, ai ka drejtuar një pyetje, shkruan Syri Kosova.

Përmes një statusi të bërë në Facebook, Miftaraj tha se sa milionë euro u sekuestruan në aksionin e Karaçevës, duke dhënë një përgjigje aluduese e që është zero.

“Në një aktivitet kriminal me mbi 30 të arrestuar për bixhoz, prostitucion, kontrabandë, as edhe një Euro su sekuestru? Qysh ka mundësi? Ose kanë punu me veresi të gjithë, qoftë në bixhoz, qoftë në prostitucion apo kontrabandë, ose iu ka tregu dikush paraprakisht për aksionin. Në këto raste rezultati i policisë dhe prokurorisë matet sa miliona Euro janë sekuestru, apo unë mbase kam mësuar krejtë gabim në shkollë e në dhjetëra trajnime e specializime në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit” tha ndër tjer ai.

Statusi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco